Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizohen fansat, yllit të “Twilight” i besohet roli i Batman

Surprizohen fansat, yllit të “Twilight” i besohet roli i Batman
May 17
21:08 2019

Robert Pattinson do të jetë aktori që do të zëvendësojë Ben Affleck në rolin e superheroit Batman.

Aktori i bërë i njohur nga saga “Twilight”, është zgjedhur për të luajtur rolin e Bruce Wayne/Batman, në filimin e ri që do të publikohet në 2021, skenari i të cilti ende nuk ka përfunduar.

32 vjeçari, do jetë aktori më i ri që e ka luajtur ndonjëherë sueprheroin, duke zëvendësuar kështu 46 vjeçarin Affleck, i cili e mbajti këtë rol për gati 3 vite. Megjithatë ka dhe raportime të tjera, që thonë se marrëveshja me Pattinson edne nuk është mbyllur dhe se një tjetër aktor që po konsiderohet për rolin është Nicholas Hoult.

Megjithatë, regjizorit të cili i është besuar Batman, Matt Reeves, nga “DC” dhe “Warner Bros”, një aktor i profilit të yllit të “Twilight” është pikërisht ai që i duhet për vizionin e ri që ka për këtë personazh.

Ndërkohë reagimet për zgjedhjen e britanikut për portretizimin e superheroit të famshëm kanë qenë të shumta dhe ky lajm ka qenë një nga temat që është komentuar më shunë në Twitter. Fansat besnikë të Robert, ata që e ruajën ende imazhin e tij si një yll i filmave për adoleshentë nuk kanë qenë dakord me këtë zgjedhje, ndërkohë shumë të tjerë duan ta shohin atë në këto rol “më serioz” dhe që mund ti jap♪7 një dimension të ri.

Sido që të jetë, të luash një personazh të këtyre përmasave nuk ka për të qenë e thjeshtë për Pattinson, sidomos në këtë kohë kur filmat e Batman janë kritikaur shpesh dhe askush nuk ka mundur ti afrohet performancës së Christian Bale në triologjinë “Dark Knight”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje