Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizën e Olti Currit e shihni nesër…

Surprizën e Olti Currit e shihni nesër…
October 01
15:30 2016

“Kënga magjike”, një ndër festivalet e muzikës shqiptare, do të nisë këtë javë prezantimet e këngëve në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Si çdo vit, artistë të trevave shqiptare do të performojnë ë skenën e “Të dielës shqiptare” këngët e tyre në konkurrim. Megjithatë, duket se këtë vit do të përdoret një formulë e re. Olti Curri, një figurë sociale shumë e njohur për publikun shqiptar, para pak minutash ka postuar një video në InstaStory ku shfaqet në studion e këtij emisioni. Në video ai shfaqet i ulur në një karrige të ngjyrosur në blu dhe në krah të saj duket një pulsant. “Nesër”,- shkruan Curri bashkangjitur postit.

Moderatori dhe tekstshkruesi nuk ka dashur të zbulojë më shumë duke e lënë surprizë se për çfarë bëhet fjalë dhe se si do të shfaqet ai në programin “E diela shqiptare”. Duke marrë shkas nga videoja, ndoshta  Olti do të jetë pjesë e një jurie në episodet e prezantimit të artistëve në “Këngën magjike”. Megjithatë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim pasditen e nesërme për të zbuluar më shumë se për çfarë bëhet fjalë./Blitz.al/

1

 

2

3

4

Shperndaje