Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Surprizë! Martohet supermodelja e njohur, ceremonia larg syrit të mediave

Surprizë! Martohet supermodelja e njohur, ceremonia larg syrit të mediave
October 19
19:03 2018

Tre muaj pasi u fejuan, supermodelja e njohur Karlie Kloss dhe Joshua Kushner kurorëzuan dashurinë në një martesën ditën e djeshme. Ceremonia u organizua në fshehtësi të plotë në New York dhe kishte më pak se 80 të ftuar. E gjitha ishte sipas stilit hebre.

“Dasma ishte intime dhe emocionuese. Çifti ishte i mbushur me lumturi.”- ka treguar për PEOPLE një ndër miqtë e ftuar në dasëm.

Fustani i markës Dior ishte me mëngë të gjata dhe pjesa e sipërme me dantellë. Kushner i ka propozuar përpara disa kohësh me një unazë diamanti, të cilën Karlie e shpërndau në rrjetet sociale duke e shoqëruar me fjalët:

“Të dua më shumë sesa fjalët mund ta shprehin. Josh, ti je miku im më i mirë dhe shpirti im binjak. Mezi po pres për “përgjithmonë bashkë.” Po, edhe një mijë herë të tjera.”

Çifti kanë rreth 6 vite që janë bashkë dhe gjithnjë e kanë mbajtur larg vëmendjes së mediave. Ky ndoshta është dhe çelësi i marrëdhënies së tyre të lumtur. /Blitz.al/

View this post on Instagram

10.18.2018 ❤️

A post shared by Karlie Kloss (@karliekloss) on

Share