Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza që emocionoi reperin Lyrical Son

Surpriza që emocionoi reperin Lyrical Son
November 11
10:54 2016

Lyrical Son në muajin janar është bërë baba i një vajze të mrekullueshme të quajtur Eva. Ai poston shpesh në rrjete sociale foto të së bijës duke na treguar se sa është rritur ajo. Përveçse një reper i suksesshëm, Festimi, që të gjithë e njohim me emrin e artit Lyrical Son, është gjithashtu një baba i përkushtuar. Pak orë më parë, ai ka postuar në Instagram një video të vogëlushes duke dokumentuar kështu herën e parë që Eva arrin të qëndrojë në këmbë vetë.
“Kur t’qon qika prej gjumit edhe ti e sheh që ajo u qu në këmbë vetë për herë të parë. Faleminderit Zot! Eva e vogël, dashuri e jetës!”- shkruan babi Festimi në Instagram bashkangjitur videos.
Prindërit, por sidomos baballarët, janë gjithnjë të entuziazmuar kur vjen puna te fëmijët, sidomos kur dëgjojnë fjalët e para apo kur fëmija hedh hapin e parë./Blitz.al/

– Kur t’qon qika prej gjumit edhe ti e sheh qe, ajo u qu ne kembe vet per here te pare..!!! #FlmZot #EvaVogel #LuvLife.

A video posted by Twitter: @LyricalSon (@lyricalson) on

Komento
Shperndaje