Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza që emocionoi Ema Andrean dhe Alfred Kaçinarin në “DWTS” mbrëmjen e djeshme

Surpriza që emocionoi Ema Andrean dhe Alfred Kaçinarin në “DWTS” mbrëmjen e djeshme
April 21
10:20 2018

Çdo javë “Dancing With The Stars” rezervon një surprizë për personazhet e këtij edicioni. Javën e kaluar ishte Landi ai që u emocionua nga prania dhe kërcimi i një valsi me Klatrinën, vajzën e Dr. Florit.

Dje Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari janë surprizuar me ardhjen në spektakël të dy fëmijëve të tyre, Sara Kapo dhe Gjergj Kaçinari. Fëmijët e dy artistëve prej një jave kishin përgatitur në fshehtësi nga një kërcim të cilin e performuan mbrëmjen e djeshme.

Sara dhe Gjergji të shoqëruar nga dy balerinë kanë kërcyer Cha-Cha-Cha dhe Foxtrot duke emocionuar kështu Emën dhe Alfredin.

Aktorja e njohur ka qenë ajo që është entuziazmuar më shumë nga prezenca e së bijës duke u shprehur se Sarës i shkonte të ishte në atë skenë dhe dukej shumë e bukur. Nga ana tjetër Alfredi ka qeshur me faktin që i biri kishte arritur t’ia fshehte mirë atij pjesëmarrjen në “Dancing With the Stars”./Blitz.al/

Shperndaje