Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza që e la pa fjalë Julkën për ditëlindje!

June 06
11:15 2016

Sot këngëtarja Julka Gramo ka datëlindjen dhe, mesa duket, surprizat kanë filluar që në mëngjes. Vogëlushi dhe babai i tij i kanë bërë një dhuratë shumë të veçantë,  që e ka emocionuar Julkën jashtë mase.

I vogli i saj e ka pritur këngëtaren me një buqetë me trëndafila në dorë. Këtë dhuratë ajo e ka postuar menjëherë në rrjetet sociale. Gjithashtu, Julka e surprizuar ka vendosur të falënderojë edhe bashkëshortin e saj publikisht. Bashkangjitur me foton ajo shkruan: “Si mund të mos jem e lumtur kur biri im më pret poshtë shkallëve me lule? Andy Gramm, ta paça borxh!”

Nuk kanë munguar as komentet e urimet nga miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale.

13405441_895596917235814_1626473654_o

Etiketimet
Shperndaje