Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza në “The Voice of Albania”, motrat nga Karaibet marrin pjesë në audicione!

Surpriza në “The Voice of Albania”, motrat nga Karaibet marrin pjesë në audicione!
September 20
12:37 2016

Audicionet e “The Voice of Albania 6” kanë nisur dhe pjesëmarrja ka qenë mjaft e mirë, çka është dokumentuar në rrjete sociale. Nga kjo mund të themi se ky edicion premton shumë.

Në fakt, një surprizë mjaft e këndshme ka qenë se në audicionet e “The Voice of Albania” në Korçë kanë marrë pjesë dy motra, Kellian dhe Katherine Danil, 19 dhe 21 vjeçe,  të cilat vijnë nga Amerika, por jetojnë në Korçë së bashku me familjen e tyre.

Me këtë pjesëmarrje të pazakontë është mbyllur edhe gara e audicioneve në Korçë dhe tanimë “The Voice” do të vazhdojë rrugëtimin në Shkodër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje