Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza emocionuese e stafit të “Portokalli”-së për “Shtëpinë e të moshuarve”

Surpriza emocionuese e stafit të “Portokalli”-së për “Shtëpinë e të moshuarve”
September 21
16:12 2016

Florjan Binaj, përveçse është i njohur për rolet e tij në “Portokalli”, njihet edhe për nisma apo gjeste frymëzuese e humanitare.

Së fundmi, ai bashkë me stafin e spektaklit të humorit ka bërë një vizitë në “Shtëpinë e të moshuarve” në rrugën “Ali Demi”, në kryeqytet.

Këtë e ka treguar vetë aktori me një foto në Instagram përkrah “policit” tjetër, Irgen Çelës dhe Ganiut, një nga të moshuarit e institucionit.

“Sot te “Shtëpia e të moshuarve” në “Ali Dem” për t’u bërë surprizë nga stafi i Portokalli-së”, – shkruan Binaj në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Flori ndërmerr nisma të tilla, pasi pak javë më parë ai kontribuoi edhe në shkollimin dhe edukimin e Etlevës së vogël, e cila e përfundoi kursin e anglishtes me nota të shkëlqyera.

Edhe një herë bravo Florit dhe stafit të “Portokalli”-së! /Blitz.al/

Sot tek Shtëpia e të moshuarve në Ali Dem për ti bërë surprizë nga stafi i Portokallisë, Ganiut.😊

A photo posted by Adrenaline Free! (@florjanbinaj) on

Shperndaje