Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e vërtetë në dasmë: Erik Lloshi i paska dedikuar bashkëshortes së tij një këngë

Surpriza e vërtetë në dasmë: Erik Lloshi i paska dedikuar bashkëshortes së tij një këngë
August 20
15:30 2019

Mbrëmjen e 17 gushtit Erik Lloshi dhe Romina i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore mes miqsh, kolegësh dhe të afërmish.  Dasma e tyre u përjetua edhe nga gjithë ndjekësit e tyre dhe të ftuarëve edhe në Instagram pasi si asnjëherë gjithë ceremonia dhe festa u publikua shumë në rrjete sociale.

Eriku këndoi në dasmën e tij disa nga këngët më të bukura të tij por njëra paska qenë më e veçantë.

“Pengu i Dashurisë” është kënga që ai ja bëri dhuratë për dasmë bashkëshortes së tij, një dedikim ndaj marrëdhënies së tyre dhe një përshkrim i gjithë ndjenjave që ai ndjen karshi saj.

Por ai e zbuloi sot se në fakt kjo këngë jo vetëm është dedikim për bashkëshortern por shumë shpejt do të vijë edhe me videoklip.

Ndoshta pjesë të klipit do të jenë edhe momente nga dasma por mbetet të presim edhe pak./Blitz.al/

Komento
Shperndaje