Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e Rozana Radit për ditëlindjen e motrës së saj

Surpriza e Rozana Radit për ditëlindjen e motrës së saj
September 29
17:43 2016

Regjisorja e njohur Andeta Radi sot feston ditëlindjen.

Ajo ka marrë një surprizë mjaft të veçantë nga motra e saj, këngëtarja Rozana Radi.

Bashkë me një buqetë me lule, Rozi i ka bërë edhe një dedikim shumë të ndjerë:

“Ti je nëna që më mungon. Pa ty jeta do të ishte e zbrazët! Je njeriu që mezi pres t’i tregoj çdo gjë timen. Ndonjëherë të shoh shumë rrallë dhe më merr malli për netët në divanin e shtëpisë sonë.
A të kujtohet? Faleminderit që më lexoje kur isha e vogël! Faleminderit që më fshije hundët kur isha e vogël! Faleminderit që kujdesesh për mua! Ne ruajmë kujtimet e dhimbjet që askush nuk i di. Përgjithmonë bashkë!”

Andeta, e emocionuar nga ky shkrim, ka postuar në Facebook dhuratën që ka marrë nga e motra dhe bashkangjitur me të shkruan:

“Dhe buqeta e motrës nuk mungon asnjëherë… Po pse mi Rozana Radi, edhe sot do më bësh të qaj? Ne rrallë e shprehim dashurinë, nuk rrimë duke u puthur gjithë ditën, por jemi si ata siamezët që s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin”./Blitz.al/

collage

Shperndaje