Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e radhës: Offchestra dhe MC Kresha gati për tregun ndërkombëtar!

Surpriza e radhës: Offchestra dhe MC Kresha gati për tregun ndërkombëtar!
December 06
13:45 2017

Javën e kaluar  Offchestra dhe Mc Kresha kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “Jena pa”.

Mund të themi me siguri se kjo këngë është rikthyer në refrenin e preferuar të ditës të çdo kujt prej nesh. Madje kaq shpejt “Jena pa” ka arritur të shkojë edhe në Itali.

Gazeta Express ka publikuar një video teksa Evi Reçi promovon këngën e tyre në emisionin e saj radiofonik në Itali. Ajo e prezanton kolegun dhe publikun sigurisht me grupin Offchestra dhe Mc Kresha.

“Më lejo të të tregoj një këngë nga disa artist dhe kolegë të mi të cilët janë shumë të talentuar Offchestra dhe Mc Kresha, të cilët kanë sjellë një këngë mjaft të bukur si ato këngët e Bob Marleyt. Më bëhet qejfi që po të prezantojë shpesh herë me muzikën moderne shqiptare”- ka thënë Evi.

Ky është një fillim i mirë, ku i dihet ndoshta djemtë së shpejti do të bëhen edhe pjesë e tregut ndërkombëtar./Blitz.al/

 

Shperndaje