Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e festivalit, 20 fëmijë për 20 vite “Kënga Magjike”

Surpriza e festivalit, 20 fëmijë për 20 vite “Kënga Magjike”
December 05
21:07 2018

Festivali më i madh në Shqipëri “Kënga Magjike” startoi sot edicionin e tij të 20-të.

Nën drejtimin e producentit Ardit Gjebrea dhe prezantuesve Bora zemani dhe Klaudia Pepa, nata e parë gjysmëfinale, do të mirëpresë në skenën e Pallatit të Kongreseve artistë të kategorisë “Big” dhe “New artist”.

Duke qenë një edicion special, sigurisht që priteshin edhe surpriza në këtë natë të parë dhe ashtu ndodhi.

Në skenë u ngjitën 20 fëmijë të “Këngës Magjike”, datëlindja e të cilëve përkon me natët finale ndër vite, të këtij festivali.

Të lindurit nga 1999 deri në 2018, u shoqëruan edhe me disa kuriozitete të Gjebreas rreth netëve finale të çdo viti, dhe padyshim shumë të qeshura.

Fill pas këtij momenti, u ndezën dritat duke zbuluar kështu edhe skenografinë e jashtëakonshme të këtij viti.

Për herë të parë këtë vit “Kënga Magjike” ka risi në transmetimin ku shikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin edhe “livestream”.

“Këtë 20-vjetor festivali “Kënga Magjike” sjell një risi teknologjike. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR, mund të përjetoni emocionet e skenës, edhe nga shtëpia, nëpërmjet realitetit virtual.”- njoftuan para disa ditësh organizatorët e festivalit.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje