Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e fansave mahnit Xhenin: “S’kam fjalë për atë që ju bëni për ne!”

Surpriza e fansave mahnit Xhenin: “S’kam fjalë për atë që ju bëni për ne!”
May 30
12:01 2017

Edhe pse kanë disa javë që kanë lënë garën në shtëpinë e “Big Brother”, çifti Xheni dhe Benard vazhdojnë të jenë shumë të preferuar nga publiku. Ndjekësit e tyre të shumtë jo vetëm që komentojnë shpesh dhe duan të dinë gjithçka për ta në rrjete sociale, por vazhdojnë edhe i surprizojnë vazhdimisht me dhurata nga më origjinalet.

Këtë herë ata kanë stampuar bluza ku shfaqen Xheni e Benardi dhe kanë shkruar fjalë zemre për ta. Nuk ka ngurruar edhe reagimi i Xhenit, duke e postuar foton në Instagram ku ka shkruar: “Faleminderit për mbështetjen që na jepni çdo ditë! S’kam fjalë për atë që bëni për ne. Ju jeni thjesht të mrekullueshëm. Ju dua shumë shpirtrat e mi!” – ka shkruar e entuziazmuar Xheni, ndërkohë që fansat si gjithmonë kanë vazhduar të komentojnë me mjaft dashuri për ata. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje