Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surpriza e bukur që presidenti Obama i bëri të bijës për 18-vjetor

Surpriza e bukur që presidenti Obama i bëri të bijës për 18-vjetor
July 05
11:49 2016

Ky ishte viti i fundit që familja Obama e festoi 4 korrikun në Shtëpinë e Bardhë, ndaj vetë presidenti mori përsipër të organizojë një festë në oborrin e rezidencës për të gjithë veteranët më të nderuar të Amerikës dhe fëmijët e atyre që kanë rënë në krye të detyrës duke mbrojtur vendin.

Për të performuar në këtë festë, presidenti kishte zgjedhur Kendrick Lamar dhe Janelle Monae. Pas momenteve plot muzikë, ku të ftuarit ishin ngritur të gjithë në këmbë duke kënduar e kërcyer, Barack Obama ka rrëmbyer mikrofonin për të thënë disa fjalë.

“Është detyra e një babai ta “turpërojë” të bijën në mes të shumë njerëzve, kështu që unë do të bëj tani pikërisht këtë gjë. Është një rastësi shumë e bukur që më 4 korrik bashkë me ditëlindjen e vendit tonë, familja jonë feston edhe ditëlindjen e Malia-s, ndaj po përfitoj nga rasti t’ju ftoj të gjithëve të këndojmë këngën e ditëlindjes për të”, – ka thënë presidenti Obama dhe nuk ka ngurruar të nisë vetë i pari të këndojë këngën tradicionale të ditëlindjeve.

Pak çaste pas këtij momenti, Malia e emocionuar i është bashkuar të atit në skenë duke e përqafuar ndërkohë që sytë i kishte me lot.

Shperndaje