Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supermodelja Naomi Campbell, nga pasarelat në karrige me rrota?

Supermodelja Naomi Campbell, nga pasarelat në karrige me rrota?
April 18
20:29 2016

Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth problemeve shëndetësore të modeles së famshme Naomi Campbell, ama ende nuk ka një deklaratë zyrtare rreth gjendjes së saj.

Së fundmi, Naomi është parë sërish në aeroportin e Sao Paulos në Brazil, teksa kthehej nga një event i rëndësishëm,  “Gala Amfar”, ku sfiloi në tapetin e kuq. Ajo që në fakt shokoi të pranishmit ishte se modelja ishte ulur në një karrocë me rrota e cila shtyhej nga një asistent.
Ky nuk është rasti i parë që Naomi është parë në këto kushte. Kujtojmë fotot e ngjashme që qarkulluan para pak muajsh në aeroportin e Nju Jorkut.

Ende sot nuk kemi shpjegime të sakta rreth gjendjes së 45-vjeçares, ama flitet se ajo vuan sërish nga probleme të këmbëve, pas ndërhyrjes që ka kryer në vitin 2015.

Të gjithë shpresojnë që supermodelja të kthehet për të treguar trupin e saj të bukur në pasarelat më të rëndësishme të botës, edhe pse fotot e bëra së fundmi dëshmojnë për një problem serioz.

naomi Karroce

Komento
Etiketimet
Shperndaje