Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supermodelja e njohur pas një dekade i lë lamtumirën Victoria’s Secret

November 21
17:30 2017

Me sfilatën në Shanghai ajo i dha fund pjesëmarrjes në skuadrën e Victoria’s Secret. Jemi duke folur për Alessandra Ambrosion  një nga modelet më të njohura e cila ka qenë pjesë e sfilatave të Victoria’s Secret për rreth një dekadë.

Përmes një postimi në Instagram, Ambrosio ka treguar se me sfilatën në Shanghai i ka dhënë lamtumirën pasarelave e ndërsa ka ndarë gjithashtu emocionet që ka përjetuar.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që kam punuar për këtë markë të njohur që më ka frymëzuar mua dhe shumë gra në të gjithë botën. Edhe në ëndrrën time më të çmendur nuk kam imagjinuar kurrë se do të bëja 17 shfaqje të Victoria Secret.

Faleminderit familja e madhe Victoria Secret për kujtimet e paharrueshme. Mbrëmja e kaluar ishte shumë emocionuese për t’i thënë lamtumirë motrave të mia, por ne realizuam një shfaqe të bukur. Nuk do të mund ta bëja dot këtë gjë pa dashurinë dhe mbështetjen e fansave të mi. Më bën mua të ndihem krenare që kam qenë pjesë e Victoria’s Secret. Do ju dua gjithmonë”,- shkruan modelja në Instagram. Tashmë gjithë kohën e saj do ta zërë përkujdesja ndaj dy fëmijëve ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje