Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supermbesa Dasara Malltezi, urim të përzemërt babait të saj

Supermbesa Dasara Malltezi, urim të përzemërt babait të saj
November 09
16:53 2016

Dasara Malltezi ose siç njihet nga të gjithë si supermbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha është aktive në rrjete sociale dhe shpesh ajo zgjedh që përmes tyre të japë edhe opinionin e saj në lidhje me çështje të ndryshme.

Sot supermbesa e ish-kryeministrit Berisha ka zgjedhur që të urojë në një mënyrë të veçantë prindërit e saj. Ndërkohë që e gjithë bota ka postuar lajmet në sloganin ”Unë jam me atë (I’m with her/him) lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, Dasara ka shkruar se ajo zgjedh të jetë me të dy, jo me kandidatët, por me dy prindërit e saj. Dasara i ka dedikuar një urim të përzemërt babait të saj me rastin e ditëlindjes.

“Unë jam me të dy, s’ka shumë rëndësi. Është ditëlindja e babait tim. Gëzuar ditëlindjen njeriu më i mrekullueshëm, babai më i mirë në tokë! Ky është çifti më i bukur në qytet, mami dhe babi im.  Ju premtoj se vitin tjetër do të arrij më shumë gjëra për t’ju bërë krenarë. Falë teje dhe mamit jam kjo që jam sot”,- shkruan supermbesa në Facebook./Blitz.al/

dasara

Komento
Shperndaje