Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Superideja e një mami! E gjithë fytyra e të birit e formuara nga foto të saj! Këngëtarja surprizon djalin për 18-vjetor

August 12
15:09 2018

Edhe pse Madonna dhe djali i saj Rocco nuk kanë patur gjithnjë marrëdhënien më të mirë të mundshme, këngëtarja është përpjekur gjithmonë që ta mbajë pranë dhe ti dhurojë sa më shumë dashuri pavarësisht largësisë. Prej kohësh tashmë Rocco Ritchie jeton me të atin në Londër.

Për 18 vjetorin e të birit, Madonna publikoi në profilin e saj në Instagram urimin  që kishte përgatitur për të. Në foton e postuar formohej imazhi i fytyrës së Roccos i përbërë nga foto të vogla të Madonnës. Krahas fotos urimi i këngëtares ishte “ Në sytë e tu… Mbetet fytyra ime. 18 vite kanë kaluar sa hap e mbyll sytë! #Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Një dhuratë kjo aq sa unike edhe e ndjerë nga këngëtarja.

Epo, edhe 100 Rocco!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje