Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet nëna e Gigi dhe Bella Hadid pas postimit në Instagram

Sulmohet nëna e Gigi dhe Bella Hadid pas postimit në Instagram
December 01
16:52 2016

Gigi dhe Bella Hadid kanë parakaluar së bashku në pasarelën e Victoria Secret në Paris.

Kjo ishte hera e parë që vajzat ishin të dyja në të njëjtën pasarelë dhe nëna e tyre është ndierë mjaft krenare. Ajo ka postuar në Instagram një foto me vajzat e saj dhe gjithashtu një foto kur ato kanë qenë të vogla.

Në foton ku vajzat janë të vogla ato janë nudo dhe me krah engjëlli dhe ka shkruar:

“17 vite pasi fotografova engjëjt e mi, sot është dita që ato do të parakalojnë në shfaqjen e VS bashkë”.

Por shumë ndjekës këtë foto e kanë përshkruar si të papërshtatshme  për në rrjetet sociale. Komentuesit kanë sulmuar nënën e modeleve, duke thënë se imazhi i vajzave të vogla mund të tërheqë pedofilët./Blitz.al/

hadid

Komento
Shperndaje