Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Nice, filmi “Bastille Day” hiqet nga kinematë franceze

Sulmi në Nice, filmi “Bastille Day” hiqet nga kinematë franceze
July 17
15:44 2016

Filmi “Bastille Day” nuk do mund të ndiqet në kinematë franceze pas sulmit të shënuar mbrëmjen e së enjtes në Nice. Në film, aktori Idris Elba luan rolin e një agjenti të CIA-s që punon për të penguar kryerjen e një sulmi terrorist në Paris gjatë festës kombëtare.

Prej të mërkurës së kaluar, ai mund të ndiqej në të gjitha kinematë franceze, ndërkohë që një ditë më vonë, Mohamed Lahouaiej Bouhlel sulmoi me kamion turmën e njerëzve që po festonin “Bastille Day” duke shkaktuar 84 viktima.

I shfaqur në 230 kinema franceze, zëdhënësi Antoine Banet-Rivet, bëri me dije se filmi është tërhequr nga kinematë në shenjë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre, përcjell Blitz.al. Por nuk është hera e parë që publikimi i këtij filmi shtyhet. Pas sulmit të 13 nëntorit në Paris, ku u vranë 130 njerëz, u planifikua që “Bastille Day” të mund të ndiqej në Britaninë e Madhe që prej muajit Shkurt dhe në Gjermani që prej Marsit, por u shty për muajt Prill dhe Qershor në shtetet respektive. Tragjedia në Bruksel, ishte një tjetër shkak për shtyrjen e publikimit të tij.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje