Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Bruksel, identifikohen autorët

Sulmi në Bruksel, identifikohen autorët
March 16
11:05 2016

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme në Bruksel, ku mbetën të plagosur 4 policë pas të shtënave me kallashnikov, forcat e sigurisë janë vënë në ndjekje të të dyshuarve.

Vazhdojnë kërkimet për 2 persona tashmë në arrati, pas të shtënave në zonën e quajtur Forest, ku krahas policëve të plagosur mbeti i vrarë edhe njëri prej agresorëve, i dyshuar si xhihadist.
Sipas “Dernieure Heure”, e cila ndjek minutë pas minute zhvillimet e asaj që ka ndodhur, kërkimet nga  forcat e policisë kanë vazhduar deri në orën 3.00 të mëngjesit. Sipas informacioneve, policia ka identifikuar 2 personat e zhdukur, vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui, 27 e 30 vjeç, tashmë të njohur për policinë. Mendohet se kjo ngjarje ka qenë e programuar prej kohësh, pas asaj që ndodhi vitin e kaluar në Paris.
Pikërisht në lidhje me këtë ngjarje kanë rezultuar të gabuara hipotezat se personi i vrarë ishte i shumëkërkuari i Parisit, Salah Abdeslam.

Sipas disa burimeve, kërkimet që çuan në përleshjen me armë ishin për identifikimin e disa falsifikatorëve dokumentesh, të cilët mund të lidhen me qarqe të ndryshme xhihadiste, përgatitës të sulmeve terroriste.

Komento
Shperndaje