Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suksesi i radhës i Capital T: vlerësohet nga Youtube!

Suksesi i radhës i Capital T: vlerësohet nga Youtube!
November 07
19:21 2016

Youtube është bërë tashmë një nga tregjet më të mëdha ku artistët shqiptarë “shesin” produktet e tyre. Këngë të reja e të vjetra vazhdojnë të hidhen në këtë rrjet, në mënyrë që fansat dhe dashamirësit e muzikës shqiptare të kenë akses në muzikën që ata duan.

Një nga reperët shqiptarë që ka arritur sukses edhe në Youtube, përveç koncerteve, është Capital T, i cili po korr sukses me bashkëpunimin  e tij me Elvana Gjatën dhe 2Po2.

Me një postim në Instagram, Capital-i ka treguar se është vlerësuar nga Youtube-i me një çmim për tejkalimin e 100,000 ndjekësve në rrjet. Ai numëron mbi 111,000 ndjekës në Youtube, pa llogaritur dhe mijëra shikime në videot e publikuara.

Bravo Capital! /Blitz.al/

 

sdsads

Komento
Shperndaje