Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suksesi i Era Istrefit vazhdon, këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë

Suksesi i Era Istrefit vazhdon, këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë
December 23
18:55 2018

“Unë jam Era, edhe koha jeme osht t’u ardh…”  Epo, koha e Era Istrefit ka ardhur me kohë dhe suksesi vazhdon.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur ka elektrizuar skenën e Tomorrowland-it në Antwerpen, Belgjikë.

Era u shfaq me një look krejtesisht të ri, me flokë të gjatë ngjyrë gruri të shoqëruar me disa gurë veullues në pjesën e sipërme.

Nën tingujt e muzikës elektro, ajo performoi këngën e saj të re që pritet të publikohet së shpejti të titulluar “Selfish”.

E veshur si gjithmonë me stil dhe me një performancë që ka ndezur skenën, Era ka publikuar disa video në profilin e saj personal në Instagram, që dëshmojnë atmosferën e mbrëmjes prestigjoze në Belgjikë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje