Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sugjerimi “i çuditshëm” i Patrice Evra: “Nëse Cristiano Ronaldo ju fton për drekë në shtëpi, thojini JO!”

Sugjerimi “i çuditshëm” i Patrice Evra: “Nëse Cristiano Ronaldo ju fton për drekë në shtëpi, thojini JO!”
June 19
16:28 2018

Ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të Francës, Patrice Evra ka treguar në një intervistë në radio rreth kampionatit botëror të futbollit, se darkat në shtëpinë e Cristiano Ronaldos nuk janë një ide e mirë.

Mbrojtësi i West Ham United, i cili ka luajtur krah Ronaldos në “Old Trafford”, i ka treguar gazetarëve se shoku i skuadrës e kishte lënë të “vdiste” urie në shtëpinë e tij.

“Ai më tha, ‘Eja Patrice! Kalo për një drekë’. E merrni me mend si mund të isha pas stërvitjes. Dhe Cristiano vuri në tavolinë sallatë dhe pak mish të bardhë pule. Nëse prisnit që do të ngopesha, gaboni rëndë sepse kaq kishte në tavolinë. As mish tjetër, as lëngje, as alkool. ASGJË!”, – u shpreh Evra.

Epo, dreka apo darka në shtëpinë e Ronaldos nuk qenka zgjidhja më e mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje