Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suada Sherifi rreth shtatzënisë: “Nuk dua të flas, sepse dua ta shijoj këtë moment bekimi”

Suada Sherifi rreth shtatzënisë: “Nuk dua të flas, sepse dua ta shijoj këtë moment bekimi”
June 15
19:06 2016

Ish-miss Shqipëria 2005 dhe ish-basketbollistja e njohur Suada Sherifi ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram për një moment tepër të gëzuar të jetës së saj.

E veshur me një fund të kuq dhe një bluzë të bardhë e të gjerë në mëngë, ajo ka shpërndarë foton në llogarinë e saj zyrtare duke shkruar: “Zemra dhe trupi im janë të mbushur plot me dashuri”.

Ajo e ka shoqëruar foton me disa hashtag-ë, në të cilët shkruhet: “#shtatzënë #deklarimiishtatzënisë #21javështatzënë”.

Blitz.al ka kontaktuar me ish-miss-in për të mësuar më shumë rreth lajmit të mirë, por Sherifi ka deklaruar se nuk do të flasë për këtë lajm të gëzuar të jetës së saj: “Nuk dua të flas për këtë gjë sepse është një moment tepër i rëndësishëm dhe shumë i lumtur për mua dhe dua ta shijoj në maksimum. Kjo edhe sepse besoj në supersticione, prandaj dua të pres kur gjithçka të jetë në rregull dhe e sigurt e më pas do të flas”.

Ç’të themi tjetër veçse “Shtatzëni të mbarë Suada!”

 

Komento
Shperndaje