Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suada Sherifi qenka martuar dhe ne nuk paskemi ditur asgjë

Suada Sherifi qenka martuar dhe ne nuk paskemi ditur asgjë
January 31
20:45 2019

E ftuar këtë  javë në emisionin “Thumb” për t’iu përgjigjur pyetjeve thumbuese të Aulonës dhe Fatmës, është Suada Sherifi.

Ish-miss shqiptar gjatë intervistës me moderatoret e njohura ka folur hapur për jetën e saj profesionale dhe personale.

Në promon e emisionit të publikuar së fundmi Suada ka habitur me deklaratën e saj ku ka pranuar se në të vërtetë ajo është martuar, dhe këtë e ka bërë në fshehtësi të plotë.

“Keni ndërmend të bëni një dasëm të madhe?”- e pyesin moderatoret Suadën.

“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë po unë jam martuar, goca”- përgjigjet Suada, e cila është edhe nënë e një vajze të quajtur Deizi.

Se si, qysh, tek, e për më tepër detaje rreth martesës, na mbetet të ndjekim “Thumb” ditën e shtunë, në orën 17:00 në “Abc News”.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje