Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Viruset bëhen më të rrezikshme gjatë mëngjesit

Studim: Viruset bëhen më të rrezikshme gjatë mëngjesit
August 16
17:33 2016

Viruset bëhen më të rrezikshme nëse sulmojnë në mëngjes.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga studimi i kryer prej universitetit të Cambridge-it. Grupi i kërkuesve ka verifikuar se viruset mund të infektojnë trupin e njeriut me një mesatare prej 10 herë më lehtë nëse sulmi nis gjatë mëngjesit.

Sipas asaj që raporton BBC, eksperimente mbi kafshët kanë nxjerrë gjithashtu se ndryshimi i papritur i ritmit jetësor e bën trupin më të prekshëm nga infeksionet.

“Virusi ka nevojë për një aparat të tërë dhe i duhet në momentin e duhur, në të kundërt nuk arrin të përhapet, ama një infeksion i vogël i mëngjesit mund të “zërë vend” shpejt e të shpërndahet në të gjithë trupin”, – shprehet Akhilesh Reddy, një prej profesorëve që ka kryer studimin, duke e krahasuar një virus të natës me një person që kërkon të pushtojë një fabrikë të tërë ndërkohë që të gjitha dyert janë të mbyllura!

Sipas Reddy-t, ky zbulim mund të jetë shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë, në veçanti për sjelljen ndaj epidemive, për shembull thjesht duke lajmëruar njerëzit në rrezik të qëndrojnë në shtëpi gjatë mëngjesit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje