Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët bllokojnë rrugën, hedhin vezë në drejtim të MAS

Studentët bllokojnë rrugën, hedhin vezë në drejtim të MAS
December 05
13:47 2018

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.

Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

 

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘Ne nuk ikim’, ‘Anulo vendimin’, ‘turp, turp, turp’, ‘Jemi studentë, nuk jemi klientë’. Sipas Ballkanweb ‘studentët kanë hedhur stilolapsa dhe vezë në drejtim të godinës së ministrisë.

Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Paralelisht, një tjetër protestë po zhvillohet në Universitetin e Elbasanit, ku studentët shprehen kundër tarifave të studimit.

Komento
Shperndaje