Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi tregon me detaje se si u arratis nga komisariati: “Më ndihmuan prindërit me të gjithë planin”

Stresi tregon me detaje se si u arratis nga komisariati: “Më ndihmuan prindërit me të gjithë planin”
November 11
21:21 2016

Reperi Stresi është i ftuari i parë i emisionit “Zonë e lirë” në Tv Klan për të treguar se si u arratis, në shkurt 2015, nga komisariati. Portalet dhe mediat folën gjatë për arratisjen e reperit, edhe pse më vonë çështja u mbyll pasi Stresi u dënua me detyrim paraqitje dhe punë vullnetare.

“Isha në dhomë me ata dhe u hodha nga dritarja, sepse dritarja ishte e hapur. Isha pa këpucë. Ishte ora 5:30 e mëngjesit, policët ishin të trullosur dhe kishte goxha policë në komisariat. Kur u hodha kishte edhe një derë tjetër, ajo rri pak hapur dhe nga aty unë mora vrap drejt derës. Polici i dezhurnit më pa, por ishte i moshuar. Kur u hodha nga kati i dytë, rashë mbi kofanon e një makine policie. Nuk pata asnjë incident gjatë hedhjes sepse kam një fizik të mirë. Imagjinoni që ka qenë shi dhe kam qenë pa këpucë. U futa më pas nëpër pallate dhe kam arritur deri te Cirku. Aty gjeta një tunel dhe më pas arrita në një taksi. Shkova te gjyshja ime që e ka shtëpinë te “Fresku” dhe nuk i shpjegova asgjë por fjeta direkt. Kur u zgjova pas shumë orësh, pashë që të gjitha mediat ishin mbushur me lajme për arratisjen e Sresit”, – ka treguar ndër të tjera reperi.

“Më pas, në darkë jam nisur për në Shkodër. Kam kaluar doganën për në Malin e Zi, i lidhur, në ujë, dhe të mendosh që ka qenë shkurt dhe uji ishte shumë i ftohtë. Më pas kam ikur në Kroaci, më vonë në Slloveni dhe në të gjitha këto kam qenë i shoqëruar nga prindërit e mi. Jam shumë i lumtur që ata nuk më lanë në baltë në momentet më të vështira”, – ka thënë Stresi duke i habitur të gjithë me deklaratën e tij.

Më pas ai ka treguar se për të kaluar Slloveninë kanë paguar para sepse nuk e lejonin për shkak të dokumenteve.

Komento
Shperndaje