Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi surprizon veten: Makina fringo 46 mijë euro tashmë do të jetë në garazhin e reperit

Stresi surprizon veten: Makina fringo 46 mijë euro tashmë do të jetë në garazhin e reperit
October 17
20:32 2017

Stresi prej disa muajsh nga nisur të jetë sërish aktiv në tregun muzikor shqiptar. Fillimisht ai u shfaq së bashku me Anxhelon në një version të dytë të këngës së tij “Me fal” dhe me të njëjtën bashkëpunëtor ka marrë pjesë edhe në Kënga Magjike ku reperi garon me këngën “Sa her e don”.

Duke qenë se ka nisur të jetë më aktiv, Stresi siç duket ka vendosur t’i bëjë një surprizë vetes duke blerë një makinë Masarati të vitit 2016 e cila kushton plot 46 mijë euro. Shifrën e ka treguar vetë reperi teksa ka postuar një foto në Instagram ku i ka thënë edhe ‘e gëzofsh’ vetes së tij.

Ta gzosh Stresinjo

A post shared by StresiFt Anxhelo 👇🔥 new 🔥 (@stresi) on

Siç do thoshte dhe Noizy në këngën e tij, “nuk ja bleu as mami, as babi, e bleu vetë!”. /Blitz.al/

Shperndaje