Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi s’mund të qëndrojë në hije, reagon përsëri pas sherrit Noizy-Cozman

Stresi s’mund të qëndrojë në hije, reagon përsëri pas sherrit Noizy-Cozman
September 14
10:35 2016

Vazhdon të diskutohet dhe të qarkullojnë informacione të tjera për konfliktin mes reperëve Noizy dhe Cozman.

Sherri mes tyre ka përfunduar pas ndërhyrjes së policisë, por mesa duket ka pjesëtarë të tjerë të grupeve OTR dhe Babastars që “i hedhin benzinë zjarrit”.

Njëri ndër këta është edhe reperi Stresi, i cili pas sherrit ka postuar një status në Facebook duke ironizuar grupin e Noizy-t, por nuk e ka lënë me kaq. Ai ka postuar më pas një video në Instagram ku ka treguar se është nisur drejt Prishtinës. Stresi nuk mund të qëndronte jashtë grupit të tij, kështu që ka marrë rrugën për t’u bashkuar me Babastars-at.

“Rrugës për Prishtinë. #BB4life (djemtë e këqinj për jetë)”- ka shkruar Stresi./Blitz.al/

 

Shperndaje