Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi: Policia që unë njoh nuk do e bënte këtë…

Stresi: Policia që unë njoh nuk do e bënte këtë…
September 22
14:12 2016

Arkimed Lushaj ose siç e njohim të gjithë, Stresi, poston shpesh në rrjetet sociale shqetësimet e tij. Para pak minutash ai ka shkruar një status në Instagram, ku ka treguar se si dy policë kanë ushtruar kontroll dhe kanë thyer kabinën kryesore elektrike pasi dyshonin se mbante të fshehur në të lëndë narkotike.
“Kam respekt dhe do të kem gjithmonë për policët e mirë dhe të denjë dhe ata që janë djem me sedër e karakter të fortë. Në radhët e policisë kam shumë njohje të mira dhe gëzoj respekt. Në hyrjen time ndodhi që dy policë që qarkullojnë në këmbë kanë thyer kabinën elektrike duke menduar se aty fshihet diçka. Hahahahaha! Idiotë, jam 29 vjeç dhe kurrë s’më ka kap policia me asnjë lloj lënde narkotike apo çfarë do të jetë. Hapni dhe shihni në kompjuterin tim a kam dosje për Cannabis apo kokainë? Jo, do t’ju dalë e pastër për këto të dyja. Si mendoni se do fsheh aty drogën? Ata që e kanë bërë janë dy legenë që ecin nëpër lagje se janë pa rrogë… se policia që njoh unë nuk e bën këtë”,- shkruan Stresi në Instagram./Blitz.al/

Shperndaje