Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi përfundon sërish në qeli: “Më kanë arrestuar padrejtësisht!”

Stresi përfundon sërish në qeli: “Më kanë arrestuar padrejtësisht!”
October 27
16:25 2016

Një nga emrat më të njohur të muzikës hip hop/rep në vendin tonë, Stresi, ka përfunduar [për herë të tretë] në qelinë e paraburgimit të Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Stresi, i cili ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet bashkë me një mikun e tij në qeli. Ai u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, pasi, sipas reperit, kjo ka ndodhur padrejtësisht dhe 2 herë në mënyrë të njëpasnjëshme.

“Bashkë me një shokun tim”, – thotë reperi i “Lambo” në video. “U bëj thirrje të gjithë gazetarëve e të gjitha mediave, është hera e dytë që më arrestojnë për këtë rast. Është qesharake të ndalohem sa herë më shohin për këtë gjë sepse nuk e dinë që gjykatësi më ka dhënë 16 muaj punë në komunitet”.

Ai më pas ka treguar se kjo shënon herën e tretë që arrestohet padrejtësisht nga policia dhe i ka bërë edhe një herë thirrje medias të raportojë këtë lajm. Nuk e dimë ç’do të ndodhë me Stresin, por postimet e tij të ardhshme do të na e tregojnë. /Blitz.al/

 

 

E vertetaaaaa

A video posted by Arkimed Lushaj (Stresinjo) (@stresi) on

Komento
Shperndaje