Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi: “Na drejton një qeveri orgjie”

April 19
15:08 2016

Arkimed Lushaj apo, siç njihet me emrin e artit, Stresi, është një nga reperët më të njohur për publikun shqiptar. Shpesh problematik, herë të tjera mbush me informacion mediat rozë, herë këndojmë njëzëri hitet e tij muzikore, por ka edhe raste kur e shohim Stresin të përfshihet në politikë dhe në kauzat që kanë lidhje direkte me të.

Nuk është e panjohur përkrahja e Stresit për Partinë Demokratike dhe simpatia që ka për ish-liderin Sali Berisha.

Në pozicionin e opozitës në këtë rast, reperi, me tone disi të ashpra, ka publikuar një foto kolazh në profilin e tij në Facebook, ku në majtas ka paraqitur foton e famshme të kryeministrit Rama vite më parë, lakuriq në plazh dhe djathtas shfaqet i përqafuar me bashkëshorten aktuale, Linda Rama.

Ajo çka e ka ngacmuar Stresin është prezenca në të dyja fotot e një ish-mikeshe të Ramës ndaj dhe reperi ka komentuar: “Ky është kryeministri ynë aktual dhe njëkohësisht bën orgji me koleget e veta dhe u ofron poste qeveritare, d.m.th. na drejton një qeveri orgjie…”.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e Stresit:

 

Etiketimet
Shperndaje