Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi i “stresuar”? Më mirë i dashuruar!

Stresi i “stresuar”? Më mirë i dashuruar!
December 02
09:44 2016

Arkimed Lushaj ose, siç e njohim të gjithë me emrin e tij të artit, Stresi, sot është zgjuar romantik, i dashuruar. Edhe pse  është ndër më të komentuarit e showbizz-it shqiptar për shkak të problemeve që ka pasur shpesh me policinë, zakonisht nuk ndodh  që ai të përflitet për jetën e tij private.

Kush e ka thënë se djemtë e “këqij” (ashtu si e quan ai veten, Bad Boy)  nuk bien në dashuri? Stresi nuk e ka zbuluar të dashurën e tij, por përmes një postimi në Instagram ka treguar bisedën që ka bërë sot në mëngjes. Reperi i njohur ka postuar një pjesë të bisedës që zakonisht ndodh mes dy të dashuruarish.

-“Të vdes në vend për ty.

-Unë për ty se ti je më e vogël. Do jetosh.

– Pa ty jo!”- shkruhet në bisedën mes reperit dhe vajzës.

E pra, kështu është zgjuar Stresi sot, një zgjim i ëmbël,  romantik e plot me dashuri. Cila të jetë vallë kjo vajzë që ia bën mëngjeset më të bukura reperit?/Blitz.al

/

stresi

Komento
Shperndaje