Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi flet pa dorashka: “Ministri Saimir Tahiri? Adoleshent!”

Stresi flet pa dorashka: “Ministri Saimir Tahiri? Adoleshent!”
November 11
21:46 2016

Ndërkohë që Arian Çani ka vazhduar ta pyesë Stresin se ç’mendon për Policinë e Shtetit, ai ka thënë se ka respekt të madh për uniformat blu dhe për punën e tyre të palodhur.

Më pas, Çani i ka kërkuar që të thotë ndonjë fjalë të mirë për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, por në këtë moment reperi ka ngurruar të thotë fjalë të mira dhe vetëm është shprehur se për të ministri Tahiri është adoleshent.

Ai ka treguar se mendon se Tahiri është jo vetëm adoleshent nga fiziku i tij, por edhe nga mënyra se si e organizon Policinë e Shtetit dhe më së shumti për mënyrën se si ministri, sipas Stresit,  bën “show”. Stresi më pas ka thënë se ai është shumë i lirë në mendim dhe nuk ka fare drojë të tregojë se për të, ministri Tahiri është një adoleshent. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje