Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stormi festoi ditëlindjen e saj të parë, Travis Scott i blen dhuratën e çmuar

Stormi festoi ditëlindjen e saj të parë, Travis Scott i blen dhuratën e çmuar
February 18
00:06 2019

Kylie Jenner ka zbuluar dhuratën e çmuar qe Travis Scott, reperi i njohuri dhe partneri i saj i ka dhuruar vajzës së tyre në 1 vjetorin e lindjes.

Vogëlushja festoi ditëlindjen e saj të parë javën e kaluar dhe dhuratat që mori mbajnë emrin e markave më prestigjioze si Gucci, Louboutin, Chanel, etj.

Pa harruar të përmendim edhe një mini Lamborghini dhe një çantë “Louis Vuitton” babai Travis Scott i ka blerë vogëlushes së tij një tjetër dhuratë.

Nëse dhe pas kësaj që lexuat më lart, nuk ndiheni aspak ziliqarë, prisni sa t’ju tregojmë varësen me diamante që reperi i ka blerë së bijës.

Kylie Jenner ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet Stormi me varësen që tërheq vëmendje menjëherë nga shkëlqimi i diamantëve.

“Shiko çfarë të ka blerë babi!”-dëgjohet ajo tek i thotë vajzës në video.

Sigurisht, vogëlushja Stormi as nuk ia ka idenë vlerës së varëses, dhe vazhdon të luajë ndërkohë që në qafë mban dhuratën me çmimin marramëndës.

Çifti i njohur kanë deklaruar më parë se duan që vajzën e tyre ta rrisin me një “jetë normale”, por nëse do i referoheshim dhuratave që vogëlushja mori në ditëlindjen e saj të parë, le të themi që është pak larg “normales”.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje