Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stine dhe historia e dashurisë në Kuba…

Stine dhe historia e dashurisë në Kuba…
June 10
13:06 2017

Kantautori Ernest Duka ka publikuar projektin e tij të ri muzikor, “La Bonita”. Një muaj më parë ai ka zgjedhur të pushojë rreth 10 ditë në Kuba, andaj nuk i ka rezistuar dot edhe një klipi në një prej lokacioneve më të bukura verore.

“La Bonita” flet për një histori dashurie mes një djali shqiptar dhe një kubanezeje seksi (që nuk është aspak rasti i Stines), por që vjen shumë këndshëm në tingujt e muzikës reggaeton.

Mesa duket, Kuba e ka frymëzuar kantautorin, i cili, siç mëson Blitz.al, e ka krijuar këtë projekt të ri muzikor pikërisht gjatë kohës kur ndodhej në këtë vend të mrekullueshëm me miqtë e tij.

Blitz.al ka mësuar gjithashtu se Stine do të publikojë shumë shpejt një tjetër projekt të ri muzikor, që e ka xhiruar përsëri jashtë Shqipërie dhe pikërisht në një nga resortet më të bukura në Zvicër./Blitz.al

Shperndaje