Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stilistja Rezarta Skifteri feston ditëlindjen, merr surprizën më të bukur nga miqtë dhe kolegët…

Stilistja Rezarta Skifteri feston ditëlindjen, merr surprizën më të bukur nga miqtë dhe kolegët…
October 12
11:17 2016

Stilistja Rezarta Skifteri është një ndër stilistet më të njohura shqiptare, kjo edhe për arsyen se shpesh ka bashkëpunuar në produksione televizive si dhe është kujdesur për veshjen e shumë personazheve të njohur.

Ajo feston sot ditën e lindjes dhe kanë qenë pikërisht miqtë e saj, si Irma Libohova, Eranda Libohova, Arilena Ara etj., që me disa tufa me lule në dorë dhe tullumbace kanë surprizuar stilisten e tyre.

Vetë Rezarta e ka ndarë këtë moment të bukur të jetës së saj me të gjithë ndjekësit në Instagram. “Kur ditëlindjen ta bëjnë surprizë…”, – ka shkruar ajo, ndërkohë që edhe personazhe të tjerë të njohur, si dhe dashamirës të stilistes, i kanë uruar ditëlindjen në komente.

rezarta

Gjejmë rastin edhe ne t’i urojmë Rezartës ditëlindjen! /Blitz.al/

 

Shperndaje