Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stilistja dhe aktorja e njohur shpjegon arsyen, pse i lejon fëmijët e saj të veshin çfarë të duan

Stilistja dhe aktorja e njohur shpjegon arsyen, pse i lejon fëmijët e saj të veshin çfarë të duan
March 20
16:59 2018

Kur bëhet fjalë për të qënë një mama e mirë stilistja dhe aktorja e njohur Eva Mendes di si t’i zgjedhë betejat e saj. Me dy fëmijë nën tre vjeç në shtëpinë e saj, aktorja përjeton një shumëllojshmëri të gjërë të eksperiencave mendimeve dhe aventurave çdo ditë. Një gjë që ajo nuk stresohet shumë është se cfarë do të veshin vajzat e saj.

“Falenderoj Zotin nuk bëjmë muhabete mode, sepse unë i lejoj ata të veshin çfarë të duan”- u shpreh Eva për  prestigjozen E!.

Gjithshtu gjatë inagurimit të Koleksionit Eva Mendes për New York & Company ndau disa lajme shumë të rëndësishme në lidhje me fëmijët.

“Ata kanë të drejtë të veshin çfarë të duan, kanë të dëshirë të shkojnë me rroba shtëpie në market, le ta bëjnë, nuk ka asnjë problem. Ajo betejë e tyre është e fituar, sepse ashtu siç kam dëshirë unë t’i jap brokoli edhe nëqoftëse atyre nuk i pëlqen dhe ta fitoj betëjën, betejën  për të veshur çfarë të duan ata e kanë të tyren.”

Ajo ka folur edhe për modën dhe ka ndarë gëzimin e saj për koleksionin e ri New York & Company i cili përmban gjithçka nga grafikët, bluzat, fustanet dhe çdo gjë tjetër.

Ajo shtoi se tashmë i përshtatet statusit që ka dhe vepron në lidhje me rrethanat, gjithashtu u shpreh se edhe pse ka presion nga fakti që është një nënë, ky presion i pëlqen dhe e bën të ndihet mirë.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje