Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stilisti i njohur del në mbrotje te kafshëve, ndalon përdorimin e gëzofit

Stilisti i njohur del në mbrotje te kafshëve, ndalon përdorimin e gëzofit
November 14
22:58 2018

Jean Paul Gaultier ka vendosur të mos e përdorë më gëzofin e kafshëve në koleksionin e tij të veshjeve.

Stilisti i famshëm e bëri të njohur vendimin e tij, live në një televizion francez.

Gaultier u shpreh se ishte e mjerueshme fakti se si se kafshët torturoheshin dhe vriteshin vetëm për t’i marrë gëzofin.

Vendimi i stilistit erdhi pas një presioni të gjatë të bërë nga organizata e mbrojtjes së kafshëve (PETA).

Pas vendimit të Goultier, drejtoresha e “PETA” u shpreh se  kjo është një shenjë që kohët po ndryshojnë, pasi shumica e njerëzve nuk dëshirojnë më të veshin asgjë me lëkurën apo gëzofin e kafshëve të cilët janë mbajtur mizorisht në kafaz apo janë kapur e vrarë në kurthe.

Ndërkohë, shtëpi të tjera të modës si “Gucci”, “Armani”, “Michael Kors” e të tjerë, kanë hequr dorë më parë nga përdorimi i lëkurës së kafshëve.

/blitz.al/

 

Komento
Shperndaje