Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stevie Wonder: Të votosh për Trump është njëlloj si të më japësh mua leje drejtimi

Stevie Wonder: Të votosh për Trump është njëlloj si të më japësh mua leje drejtimi
November 08
10:28 2016

Ikona e muzikës Stevie Wonder gjatë një interviste ka treguar se vota e tij do të shkojë për Hillary Clinton.

“Nëse do të kishit një emergjencë dhe duhej të shkonit në spital a do të më merrnit mua si shofer? Jo, sepse unë nuk jam shofer me përvojë. Pra, unë besoj se Hillary është një person me përvojë në qeveri. Ajo është pikërisht personi që unë dua të jetë udhëheqës i kombit”,- ka thënë ai.

Wonder ka kritikuar Trump për komentet negative që ka bërë për femrat, madje ka thënë se ai nuk donte të kalonte vitet e fundit të jetës së tij në një vend pesimist.

“Kjo nuk është një shfaqje, është jeta e vërtetë. Unë kam besuar se Amerika është e madhe, me Clinton ne kemi për ta bërë atë më të madhe”,- ka përfunduar fituesi i 25 çmimeve Grammy./Blitz.al/

Komento
Shperndaje