Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stefano Gabbana quan të shëmtuar Selena Gomez, i gjithë rrjeti kundër tij

Stefano Gabbana quan të shëmtuar Selena Gomez, i gjithë rrjeti kundër tij
June 14
09:50 2018

Të quash të shëmtuar një vajzë si Selena Gomez për disa është e tepërt por paska edhe prej atyre që mbajnë këtë mendim dhe nuk kanë frikën ta thonë publikisht.

Kështu  ka bërë stilisti i njohur Stefano Gabbana  i cili ka komentuar në një faqen e Instagramit të  “The CatWalk Italia” e cila kishte pyëtur ndjekësit e saj se cila ishte veshja e preferuar e Selenës.

Stefano ka komentuar duke shkruar: “Është shumë e shëmtuar” dhe një tjetër komentues duke e thelluar edhe më tepër shkruan se ajo i ngjan një qeni pomerian dhe këtë e konfirmon edhe stilisti me të qeshur.

Kaq ka mjaftuar që i gjithë rrjeti të shpërthejë në komente negative kundër  Gabbanës duke e cilësuar si të pavend atë që ka shkruar dhe duke i thënë se Selena është një vajzë e bukur dhe nuk mund të quhet e shëmtuar. Disa të tjerë e kanë cilësuar si të neveritshëm Stefanon dhe kanë shkruar se njerëz më me vlerë e kanë konsideruar si të tillë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje