Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) S’të vij dot për qokë në shtëpi, por të vij në videoklip

(Video) S’të vij dot për qokë në shtëpi, por të vij në videoklip
September 29
15:42 2016

Kemi përdorur fjalën “qokë” për të treguar detyrimet që ndiejnë shqiptarët për vizitat në shtëpitë e miqve. Në këtë rast nuk është aspak detyrim të jesh pjesë e videoklipit të kolegëve të tjerë këngëtarë, të cilët kanë zgjedhur pikërisht këtë mënyrë të bukur për të treguar se në showbiz nuk ka vetëm rivalë. Videoklipet bëhen kështu “shtëpitë” mikpritëse të miqve.

Kur janë pyetur më pas se si janë ndier që ishin pjesë e tyre, shumë personazhe kanë qenë tejet pozitivë në përgjigje.  Kjo do të thotë që me gjithë angazhimet në punë, një mënyrë për t’i respektuar kolegët është edhe pjesëmarrja në videoklipet e tyre. Ne kemi zgjedhur disa prej artistëve që na kanë dhuruar këngë shumë të bukura, ku pjesë e klipeve janë kolegët dhe miqtë e tyre./Blitz.al/

1 – Flori Mumajesi ft Kthjellu – “S’të fal” – Eli Fara, Julka Gramo, Ronela Hajati, Rosela Gjylbegu

2 – Capital T- “U bo vonë” – Dafina Zeqiri, Tuna Sejdiu, Greta Koçi, Nora Istrefi, Eni Koçi

 

3 – Çiljeta ft. Big Basta – “Deja Vu” – Flori Mumajesi, Joana dhe disa nga banorët e “Big Brother 1”

 

 

3 – Ledri Vula – “SRMN” – Gjiko, Kaos

4 – Noizy – “Grande” – Çiljeta Xhilaga, Enca Haxhia

5 – Tingullt Trent – “Po t’shoh përmas” – Bleona Qerreti

6 – Turjan Hyska – “Provokacija” – Mateo dhe Rudi, Erand Sojli, Julian Deda, Valer Kolnikaj, Big Basta, Adrola Dushi, Niko Komani, Florjan Agalliaj, Erblin Bajko, Visjan Ykcenaj, Albano Bogdo

7 – Dafina Zeqiri -“Te ti” – Young Zerka

8 – Rozana Radi – “Për me pas nji Roze” – Era Rusi, Laert Vasili

9 – Flori Mumajesi ft Kaos -“Lule Lule” – Aulona Musta, Dasara Karaiskaj

10 – Andos – “Ma e mira n’botë” – Ledion Liço, Luana Vjollca, Adrian Gaxha, Alban Skënderaj, Xuxi, Dren Abazi, Aurela Gaçe, Flaka Krelani, Mariza Ikonomi, Diellza Kolgeci, Ermal Mamaqi, Rike Roci, Capital T, Arjon Muça, Gert Vaso, Asgjë sikur dielli.

/Blitz.al/

Shperndaje