Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Statusi i babait e bën Majkin shumë të ndjeshëm, por i jep edhe një mësim të mirë

Statusi i babait e bën Majkin shumë të ndjeshëm, por i jep edhe një mësim të mirë
June 01
12:54 2017

Majk pak ditë më parë ka provuar për herë të parë ndjesinë e të qenit prind. Ish-e dashura e tij Majlinda Zeka ka sjellë në jetë djalin Roan. Majk, pas lindjes së djalit, nuk reagoi, por mjaftoi ta takonte nga afër vogëlushin i cili duket se ia zbuti zemrën derisa më në fund ai vendosi të reagonte e të postonte foto të Roanit dhe dhuratave që  i kishte bërë.

Sot kudo festohet 1 qershori dhe në një ditë të tillë, reperi i njohur ka vendosur që ta festojë pikërisht me protagonistët. I ndjeshëm ndaj kësaj feste, sigurisht, pasi tashmë është një baba, Majk ka festuar sot pranë fëmijëve. Reperi ka postuar disa foto në Instagram bashkangjitur të cilave ka shkruar një mesazh shumë të rëndësishëm, të cilin e ka kuptuar  sot:

“Fëmija i mëson të rriturit të jetë i lumtur pa asnjë arsye”,- shkruan Majk.

Epo, duket se të qenit baba e ka bërë reperin shumë më të ndjeshëm ndaj vogëlushëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje