Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Statusi “gjyshe” e bën Caitlyn Jenner të ndihet më e lumtur se kurrë!

Statusi “gjyshe” e bën Caitlyn Jenner të ndihet më e lumtur se kurrë!
February 06
20:02 2018

Pasi e mbajti të fshehtë për 9 muaj me rradhë shtatzëninë, Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë.

E një nga personat që është lumturuar më shumë ka qenë edhe Caitlyn Jenner e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shprehur entuziazmin.

“Vajza ime solli në jetë një vajzë. Ishte me të vërtetë e mrekullueshme të isha krah teje në këtë rrugëtim.  Ajo është kaq e bukur që tani, mezi pres sa të rritet.  “,- shkruan Caitlyn duke publikuar një foto të Kylie kur ka qenë e vogël.

Duket se ardhja në jetë e vajzës së Kylie-t ka sjellë lumturi në të gjithë familjen./Blitz.al/

Shperndaje