Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Starton “Dance With Me 3”. Zbulohen konkurrentët dhe data e fillimit

Starton “Dance With Me 3”. Zbulohen konkurrentët dhe data e fillimit
September 01
22:07 2016

 

Pas një pushimi prej disa muajsh, spektakli “Dance With Me” është gati të ndezë motorët edhe për një sezon tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja e këtij “show”, Alketa Vejsiu, e cila ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan: “Dalim në transmetim në 12 Shtator”.

Përveç kësaj, në foto mund të shohim Alketën, regjizoren e spektaklit Vera Grabockën, koreografin Albi Nako dhe një sërë personazhesh të famshëm që do të jenë pjesë e kastit të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Fjolla Morinën, Greta Koçin, Nard Ndokën, Xum Allushin, Xhesi Hennessy-n, Renato Mekollin dhe Laura Nezhën.

Ndërkohë, Revistaclass.al ka bërë të ditur të gjitha çiftet që do konkurrojnë në “Dance With Me 3”.

Dhe lista është:

Xhesi Hennessy – Dj Vicky

Renato Mekolli  – Laura Nezha

Arnita Beqiraj – Besmir Bitraku

Fjolla Morina – Xum Allushi

Greta Koçi – Nard Ndoka

Këtyre emrave I është shtuar edhe Bora Zemani, partneri I së cilës është lënë mister deri në nisjen e spektaklit, të hënën e 12 shtatorit. /Blitz.al/

 

 

@dancewithmealbania 12 September On Air!

A photo posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on

Etiketimet
Shperndaje