Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Starboy” dhe Daft Punk na rikthejnë në vitet ’90

“Starboy” dhe Daft Punk na rikthejnë në vitet ’90
March 10
10:58 2017

Ai është rikthyer më fuqishëm se kurrë me albumin e tij “Starboy”, ku përveçse shfaqet mjaft seksi dhe tërheqës, The Weeknd sjell edhe një anë tjetër të tijën.

Abel ka publikuar pak orë më parë këngën e tij më të re, në bashkëpunim me  Daft Punk, të titulluar “I Feel It Coming”.

Ndryshe nga këngët e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë nga kanadezi, “I Feel It Coming” është shumë më ndryshe. Më funk, më ritmik, më retro dhe më pak përmbajtje seksuale.

Klipi na çon në një planet tjetër, por ka edhe elemente që të kthejnë pas në vitet ’90.

Padyshim, kjo këngë është shembulli ku e vjetra takohet me të renë në mënyrën më të mirë të mundshme. /Blitz.al/

Shperndaje