Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stanaj mbërrin në Prishtinë për të performuar krah Duas: Mënyra si e thërret të ëmën e saj do t’ju shkrijë së qeshuri

Stanaj mbërrin në Prishtinë për të performuar krah Duas: Mënyra si e thërret të ëmën e saj do t’ju shkrijë së qeshuri
August 10
12:47 2018

 

Siç dhe u premtua më parë, Dua Lipa nuk do të ishte e vetmja e famshme shqiptare që do të performonte në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë por edhe Stanaj do t’i bashkohej asaj, për të performuar për herë të parë në një koncert në zemër të Kosovës.

Nëpërmjet Instagramit, Stanaj i ka treguar të gjithve se që prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Prishtinë dhe madje ka kaluar një kohë shumë të mirë me familjen e Dua Lipës.

Ajo që na argëtoi neve të Blitz.al ishte pikërisht mënyra se si Stanaj i referohet mamasë së Dua Lipës, ai e thërret: “mama Lipa”.

Gjithashtu Stanaj ka pasur një koment pozitiv edhe për të dashurin e Duas, Isaac të cilin e quan një kuzhinier të jashtëzakonshëm.

Zemra mal, kur shqiptarë të njohur kudo në botë bëhen bashkë për një mision të përbashkët! Tani mbetet veçse t’i shohim tek performojnë live në koncertin 3 ditor që nis ditën e sotme e përfundon të diel në mbrëmje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje