Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Squat baby!” si Genta Ismajli

“Squat baby!” si Genta Ismajli
October 23
21:26 2016

Pas suksesit të “Shake It”, Genta Ismajli është kthyer sërish dhe këtë herë nuk u këndon vetëm të pasmeve, por të gjithë trupit të saj.

“Squat baby” titullohet bashkëpunimi me reperin MUMA, i cili është publikuar pasditen e sotme në kanalin zyrtar të Gentës në Youtube.

Me një trup mjaft të palestruar, Genta kësaj radhe i këndon trupit seksi dhe hireve tërheqëse, ndërkohë klipi është nga ato videot e nxehta që mund të përdoren për të të motivuar para palestrës apo ushtrimeve gjimnastikore.

Edhe pse duket si një klip i sezonit të nxehtë të verës, këngëtarja kosovare ka zgjedhur që “Squat baby” t’ua servirë fansave të saj në muajin tetor.

Oh, jua thamë që Genta shfaqet më seksi se kurrë? /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje